Lufta në Iran/ Trump poston avionë luftarakë, mediat: Presidenti do të urdhërojë sulme të reja
Presidenti amerikan Donald Trump postoi foto të avionëve ushtarakë amerikanë në llogarinë e tij në rrjetet sociale, Truth. Nuk është e qartë se për çfarë bëhet fjalë, por postimi vjen ndërsa presidenti përgatit një përshkallëzim të luftës në Iran.
Sipas Wall Street Journal , Donald Trump ka autorizuar një sulm të ri kundër Iranit, i mundshëm sonte ose të dielën. Ambasadat amerikane në Jeruzalem, Jordani dhe kryeqytete të tjera të rajonit u kanë kërkuar shtetasve të tyre që të vlerësojnë mundësinë e largimit nga Lindja e Mesme në rast të një përshkallëzimi.
Sipas raportimeve, sulmet mund të përfshijnë edhe ushtrinë izraelite për herë të parë pas disa javësh, një zhvillim që mund të çojë në kundërpërgjigje me raketa nga Irani ndaj Izraelit.
Në mbledhjen e kabinetit të së premtes, Trump la të kuptohej se një operacion i tillë është në shqyrtim. “Do t’i godasim shumë fort dhe, në një moment, ata do të thonë se nuk mund ta përballojnë më”, deklaroi ai. Sipas presidentit amerikan, sa më shumë sulme të kryejnë SHBA-të, aq më shumë do të dobësohet Irani.
Irani akuzon SHBA-të se po përgatiten të shpërthejnë një konflikt në të gjithë rajonin dhe kërcënon se vendet që bëjnë mburojën e Uashingtonit do të "digjen në flakët e luftës".
Pak ditë më parë, Trump paralajmëroi se çdo sulm i ri ndaj anijeve do të pasohej nga goditje amerikane ndaj termocentraleve dhe urave në Iran, përfshirë edhe në Teheran.

Postimi i Trump
Po ndodh...
Berisha plaket "kur do vetë”, por PD po jep shpirt!
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128