Ylli maroken ‘çmend’ Barcelonën, nis operacionin për transferimin e tij

2 August 2026, 10:09 / SPORT ALFA PRESS
Ylli maroken ‘çmend’ Barcelonën,  nis operacionin

Barcelona ka intensifikuar përpjekjet për transferimin e mesfushorit maroken Azzedine Ounahi nga Girona, me klubin katalanas që kërkon të mbulojë boshllëkun e lënë nga mungesa e gjatë e Frenkie De Jongut.

Mesfushori holandez do të mungojë tre deri në katër muaj, pasi pësoi një këputje të ligamentit kolateral medial në gjurin e djathtë.

Sipas emisionit spanjoll El Chiringuito, drejtuesit e Barcelonës po e shqyrtojnë seriozisht transferimin e 26-vjeçarit maroken. Lëndimi i De Jongut e ka lënë të zbuluar repartin e mesfushës, ndërsa edhe largimi i mundshëm i Marc Casado e ka shtuar nevojën për një përforcim.

Girona, e cila ra nga La Liga në kategorinë e dytë spanjolle, kërkon 25 milionë euro, sa është edhe klauzola e lirimit të Ounahit.

 

Po ndodh...