I nxehti afrikan përfshin vendin, temperaturat kapin majën me 37 gradë këtë të diel

2 August 2026, 07:59 / AKTUALITET ALFA PRESS
I nxehti afrikan përfshin vendin, temperaturat kapin majën me 37

Ditën e Diel vendi ynë do të jetë në ndikim të masave ajrore të nxehta dhe të qëndrueshme. Është ky parashikimi i motit nga Shërbimi Meteorologjik Ushtarak.

Moti parashikohet kryesisht i kthjellët e vranësira të pakta kalimtare përgjatë relieveve malore. Temperatura maksimale pritet të arrijë deri 37 gradë celcius në Tiranë, Fier, Elbasan dhe Berat

Era me drejtim juglindje – jugperëndim 7 m/s, përgjatë vijës bregdetare e kryesisht atë jugperëndimorë e zonave luginore era fiton shpejtësi
deri ne 14m/s.

Valëzim në det të forcës 1-2 ballë.

 

Po ndodh...

ide