VLORË/ “Porsche” i bardhë përplas një vajzë në vijat e bardha dhe largohet, dyshohet se makina ishte duke kaluar me semafor të kuq

2 August 2026, 08:18 / AKTUALITET ALFA PRESS
VLORË/ “Porsche” i bardhë përplas një vajzë

Një aksident i rëndë ka ndodhur në rrugën Transballkanike të Vlorës, në orët e vona të mbrëmjes së djeshme.

Paraprakisht raportohet se ngjarja ka ndodhur pranë ish-hipotekës, ku një makinë tip “Porsche” në ngjyrë të bardhë bëhet me dije se ka goditur një vajzë në vijat e bardha.

Kjo e fundit bëhet me dije se është transportuar menjëherë drejt spitalit për të marrë shërbimin e nevojshëm mjekësor. Ndërsa nuk dihet akoma gjendja e saj shëndetësore. 

Sipas dëshmitarëve të ngjarjes, disa kalimtarë të rastit janë shprehur se makina ka kaluar me semafor të kuq, çka dyshohet të jetë bërë shkak i aksidentit.

Pritet që për ngjarjen të kemi një reagim zyrtar nga ana e Policisë.

Video Credits: Vlora.Info 

 

Po ndodh...

ide