Dy avionë përplasen në Greqi gjatë operacionit për shuarjen e zjarreve

2 August 2026, 16:32 / BOTA ALFA PRESS
Dy avionë përplasen në Greqi gjatë operacionit për

Dy avionë të angazhuar në operacionet për shuarjen e zjarreve në Greqi janë përplasur me njëri-tjetrin gjatë ndërhyrjes nga ajri.

Incidenti ka ndodhur në zonën e Megarës, ku mjetet ajrore po kryenin hedhje uji për të ndihmuar në kontrollin e vatrave të zjarrit.

Sipas të dhënave paraprake, pilotët e të dy avionëve kanë arritur të shpëtojnë dhe nuk raportohet për persona të lënduar apo viktima.

Autoritetet greke kanë nisur verifikimet për të zbardhur shkaqet e përplasjes dhe rrethanat e plota të incidentit.

Po ndodh...

ide