Policia aksion në Tiranë dhe zonat përreth/ Arrestohen dy persona, sekuestrohen kokainë, armë të ftohta dhe një automjet luksoz

2 August 2026, 14:34 / AKTUALITET ALFA PRESS
Policia aksion në Tiranë dhe zonat përreth/ Arrestohen dy

Kontrollet janë kryer nga Forca e Posaçme Operacionale dhe Forca e Posaçme “Shqiponja”, në bashkëpunim me shërbimet e Policisë Rrugore, në kuadër të masave për rritjen e sigurisë dhe goditjen e veprimtarive të paligjshme.

Sipas policisë, kontrollet kishin në fokus evidentimin e personave që posedojnë armë pa leje, lëndë narkotike, personave në kërkim, si dhe verifikimin e mjeteve luksoze, automjeteve me xhama të errësuar mbi normat e lejuara dhe mjeteve me modifikime që shkaktojnë zhurma shqetësuese.

Gjatë aksionit janë kontrolluar dhe verifikuar:

87 automjete;

118 shtetas;

janë konstatuar dhe hequr 34 xhama të errësuar në kundërshtim me Kodin Rrugor, ndërsa drejtuesit e mjeteve janë ndëshkuar me masa administrative.

Gjithashtu, janë shoqëruar për verifikime të mëtejshme 12 automjete dhe 16 persona.

Policia njofton se një shtetas është arrestuar në flagrancë pasi gjatë kontrollit i është gjetur një sasi lënde narkotike e dyshuar kokainë.

Një tjetër person është arrestuar pasi gjatë kontrollit i është gjetur dhe sekuestruar një armë e ftohtë, konkretisht një shufër metalike.

Ndërkohë, është shoqëruar edhe një shtetas tjetër pasi kishte shkelur masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”. Automjeti luksoz që ai përdorte është sekuestruar nga autoritetet.

Policia bën me dije se kontrollet do të vijojnë pa ndërprerje, me qëllim parandalimin dhe goditjen e shkeljeve ligjore, si dhe garantimin e rendit dhe sigurisë publike.

 

Po ndodh...

ide