“Si u katandis kështu ky burrë?”, Irena Beqiraj ironizon deklaratat e Ramës për eksportin e mjeteve ushtarake shqiptare

2 August 2026, 20:46 / POLITIKË ALFA PRESS

Ish-zv ministrja socialiste, Irena Beqiraj ka reaguar me ironi ndaj deklaratave të kryeministrit Rama për interesimin e vendeve të huaja për të blerë mjete ushtarake të prodhuara nga një kompani shqiptare.

Në një postim në rrjetet sociale, Beqiraj shprehet se fillimisht lajmi i 30 vendeve që po presin të blejnë mjete ushtarake nga një kompani shqiptare i shkaktoi emocione pozitive, por më pas u zhgënjye.

Sipas Beqirajt, të dhënat financiare ngrenë pikëpyetje mbi kapacitetet prodhuese të kompanisë, duke vënë në dukje edhe vlerën e aktiveve afatgjata të regjistruara në bilanc.

Reagimi:

Si u katandis kështu ky burrë ?!

NGA lumturia lotët më rrodhën pa paralajmërim, si lumë i rrëmbyer e pa kthim , kur dëgjova se 30 vende janë në listën e vendeve që po presin të blejnë mjete ushtarake nga kompania shqiptare ……

 
Por si çdo moment lumturie që ka filluar të  zgjasë vetëm disa sekonda gazmendi ndali sapo degjova që edhe Banka Botërore një Institucion Financiar paskërka zënë rradhën të blejë mjete ushtarake të prodhuara në Shqipëri .

Çudi?

Por çuditë në këtë vend nuk zgjasin më 3 ditë por vëtëm 3 minuta, sapo lexon një artikull të Klod Tomorrit  që shpjegon se për 5 muaj kompania ka patur një fond bruto pagash prej 5.8 milionë lekësh ose rreth 61 mijë euro. Pra mrekullia e prodhimit të mjeteve ushtarake ka  mesatarisht 14 punonjës që marrin një pagë bruto prej rreth 860 eurosh.

Mund të ndodhë të kishte edhe vetëm 5 puntorë sepse jetojmë në kohën e robotikës ndaj suksesi duhej kërkuar tek teknologjia ose makineritë e përdorura në prodhim, të cilat gjenden tek aktivet afatgjata.

Në bilanc,  në fund të vitit 2025 aktivet afatgjata të qëndrueshme të kompanisë rezultonin 146 mijë lekë ose 1 mijë e 500 euro. Pra edhe Banka Botërore që nuk ka nevojë për mjete ushtarake  po pret në radhë të blejë mjete ushtarake nga një kompani që ka 14 punëtorë edhe makineri që kushtojnë më pak se një ekspres  kafeje Asko !

Fillova prap të qaj , por këtë herë jo nga lumturia por nga keqardhja sesi u katandis kështu ky burrë ?!

 

Po ndodh...

ide