Marshimi i qytetarëve drejt kryeministrisë: Edi Rama dil në bulevard, atdheu është i yni, jo biznes privat
Qytetarët pjesëmarrës në protestën e mbrëmjes së sotme kanë marshuar drejt Kryeministrisë, duke shprehur pakënaqësitë e tyre përmes thirrjeve kundër kryeministrit Edi Rama.
Gjatë marshimit, turma ka përsëritur disa slogane politike, ndërsa ndër thirrjet e dëgjuara ishin: “Edi Rama dil në bulevard, atdheu është i yni, jo biznes privat!”, “Dorëheqje!” dhe “O tradhtar, jep dorëheqjen!”.
Protestuesit kanë përdorur gjithashtu thirrjen “Ramoviç o tradhtar, jep dorëheqjen sa më parë”, duke kërkuar largimin e kryeministrit nga detyra.
Kjo protestë shënon ditën e 64-t të lëvizjes qytetare, e cila nisi fillimisht kundër një projekti turistik në zonën e Zvërnecit, por gjatë javëve është zgjeruar duke përfshirë kërkesa më të gjera politike dhe kundërshtime ndaj qeverisjes.
Po ndodh...
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128