Pushimet kthehen në tragjedi, 49-vjeçari ndërron jetë në plazhin e Pishporos
2 August 2026, 21:29 / AKTUALITET
Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e së dielës në plazhin e Pishporos, në Fier, ku një 49-vjeçar ka humbur jetën pasi dyshohet se ka pësuar arrest kardiak menjëherë pasi është futur në det.
Viktima është identifikuar si Durim Dogani, 49 vjeç. Sipas informacioneve paraprake, 49-vjeçari ka shfaqur probleme shëndetësore pak momente pas hyrjes në ujë.
Pushuesit dhe personat pranë tij kanë njoftuar menjëherë shërbimet e emergjencës.
Policia ka nisur veprimet procedurale për dokumentimin e plotë të ngjarjes, ndërsa nga të dhënat paraprake dyshohet se shkak i vdekjes ka qenë arresti kardiak.
Po ndodh...
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128