Aksident në Prrenjas, plagosen dy të rinj
2 August 2026, 23:44 / AKTUALITET
Një aksident rrugor është regjistruar mbrëmjen e së dielës në Prrenjas, ku një motomjet ka dalë nga rruga, duke lënë të plagosur dy persona.
Sipas informacioneve paraprake, të lënduar kanë mbetur një 21-vjeçar dhe një 19-vjeçar, të cilët janë transportuar menjëherë në spital për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore.
Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë, ndërsa grupi hetimor po punon për të zbardhur shkaqet dhe rrethanat e plota të aksidentit.
Po ndodh...
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128