Gonçalo Ramos, debutimi i madh te Milan në Perth: Planet e Amorim për sulmuesin

Edhe pse është vetëm një ndeshje miqësore, pritshmëritë janë të mëdha. Të mërkurën në Perth, Milan do të përballet me Interin në një derbi “australian”, i cili do të shërbejë si mundësi për të parë nga afër Gonçalo Ramos, blerjen e madhe të verës.
Sulmuesi portugez, i cili iu bashkua skuadrës vetëm pak ditë më parë pas impenjimeve në Kupën e Botës, u transferua nga PSG për 70 milionë euro. Trajneri Ruben Amorim pritet ta përdorë atë vetëm për një pjesë të ndeshjes, ndoshta maksimumi një pjesë loje.
Megjithatë, pyetja që prej një muaji i mban tifozët kuqezi në ankth është: Çfarë mund t’i ofrojë Ramos këtij Milani dhe si do ta përdorë trajneri për të shfrytëzuar pikat e tij të forta dhe për të mbuluar ato të dobëta?
Për rolin e tij nuk ka dyshime: Gonçalo do të jetë sulmuesi i vetëm në formacionin 3-4-2-1 të Amorim. Megjithatë, nuk duhet menduar si një qendërsulmues i kufizuar vetëm në zonën e penalltisë. Ramos zotëron teknikë dhe inteligjencë për të punuar për ekipin edhe në zonën e trequartistit. Ai do të zbresë thellë, do të shpërndajë topa dhe, mbi të gjitha, do të hapë hapësira për ndërhyrjet e dy trequartistëve ose mbrojtësve të krahut. Nga ana tjetër, portugezi nuk shkëlqen në sulmin në thellësi. Kjo nuk përbën problem të madh, duke pasur parasysh se qëllimi i Amorim është të mbajë ekipin shumë lart, duke komanduar lojën dhe duke shtypur kundërshtarët në gjysmëfushën e tyre.
Ramos do të jetë maja e një trekëndëshi që trajneri e sheh shumë të ngushtë me dy trequartistët/sulmuesit e krahut. Pikërisht dialogu në hapësira të ngushta është ajo mbi të cilën sulmi i Milanit do të punojë nga tani e deri në fillim të sezonit për të nxjerrë në pah cilësitë e ish-lojtarit të PSG-së. Jo rastësisht, me Pulisic dhe Nkunku në skuadër, kuqezinjtë po kërkojnë një tjetër lojtar majtak, më të prirur të hyjë në fushë sesa të zgjatet në krah. Në këtë optikë, kuptohet se shitja e Rafa Leao-s – i cili është shumë më pak i prirur për lojën në hapësira të ngushta – nuk vlerësohet si një dramë, por përkundrazi si një mundësi nga drejtuesit, përveç nëse ndryshohet konfigurimi taktik i repartit sulmues.
Ramos di të dialogojë shumë mirë, por ka edhe një cilësi të jashtëzakonshme: shpejtësinë dhe saktësinë e goditjes, edhe nga jashtë zone. Edhe pse brenda zonës numrat e tij janë “normalë”, nuk duhet nënvlerësuar aftësia për të ndalur topin dhe për të finalizuar pas një shkëmbimi të shkurtër me një shok skuadre, madje edhe nga 20-25 metra. Pra, mos prisni një qendërsulmues si Gyokeres, për të cituar ndoshta emrin që ka performuar më mirë me Amorim në stol. Suedezi ishte i jashtëzakonshëm te Sporting me trajnerin portugez, por Ramos është një lojtar ndryshe. Amorim e di këtë dhe nga derbi kundër Interit të mërkurën do ta zbulojnë edhe tifozët e Milanit.
Marrë nga La Gazzetta dello Sport
Po ndodh...
Berisha plaket "kur do vetë”, por PD po jep shpirt!
ide
Kryeministri po flet me veten
Të korruptuar në mënyrë të pashërueshme!
Protesta si burimi i ri i legjitimitetit politik
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128