“Mirëmbrëma Prishtina”/ Martin Garrix hap koncertin në shqip

3 August 2026, 09:34 / SHOWBIZ ALFA PRESS
“Mirëmbrëma Prishtina”/ Martin Garrix hap koncertin

Martin Garrix e nisi performancën e tij në natën e tretë të Sunny Hill Festival me një përshëndetje në shqip, duke fituar menjëherë zemrat e publikut në Prishtinë.

“Mirëmbrëma Prishtina”, ishin fjalët e para të DJ-së dhe producentit holandez sapo u ngjit në skenën kryesore, një moment që u prit me brohorima dhe duartrokitje nga mijëra të pranishmit.

Gjatë gjithë performancës së tij, Garrix nuk reshti së përmenduri Prishtinën, duke komunikuar vazhdimisht me publikun dhe duke e mbajtur atmosferën në kulm.

Thirrjet e tij për qytetin shoqëroheshin çdo herë me reagime të fuqishme nga turma, e cila këndoi dhe vallëzoi përgjatë gjithë koncertit.

Ylli i muzikës elektronike solli një spektakël të kompletuar me efekte vizuale, ndriçim mbresëlënës dhe disa nga hitet e tij më të njohura, përfshirë “Animals”, “In the Name of Love” me Bebe Rexhën dhe “Scared to Be Lonely” me Dua Lipën.

Me energjinë e tij në skenë dhe lidhjen e krijuar me publikun, Martin Garrix dhuroi një nga performancat më të fuqishme të këtij edicioni të Sunny Hill Festival, duke e kthyer natën e tretë në një festë të madhe për mijëra adhurues të muzikës elektronike.

 

Po ndodh...

ide