Plas sherri mes të rinjve te Ish-Parku, ka të plagosur

6 July 2026, 23:02 / AKTUALITET ALFA PRESS
Plas sherri mes të rinjve te Ish-Parku, ka të plagosur

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të hëne në kryeqytet ku disa të rinj janë përleshur fizikisht me njëri-tjetrin, sherr i cili ka agravuar deri në përdorimin e mjeteve të ftohta.

Sipas informacioneve të deritanishme mësohet se ngjarja është regjistruar në zonën e njohur si Ish-Parku ku tre të rinj janë konfliktuar me njëri-tjetrin dhe si pasojë ka mbetur i plagosur njëri prej tyre.

Ai është dërguar në spitalin e Traumës për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore, ndërkohë që deri më tani nuk dihet ende gjendja e tij shëndetësore.

Lidhur me këtë ngjarje nuk ka një reagim zyrtar nga Policia e Shtetit, teksa priten më tepër detaje në vijim! Vlen të theksohet se informacionet e lartpërmendura janë siguruar në rrugë jozyrtare dhe janë paraprake.

Po ndodh...

ide