“Shqipëria kërkon revolucion! Parlament i krimit”/ Tubimi madhështor kundër kryeministrit, protestuesit marshojnë në rrugët e Tiranës
Në ditën e 37 qytetarët protestojnë kundër Edi Ramës duke treguar rezistencë, qëndrueshmëri deri në përmbushjen e kërkesave të tyre.
Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës me thirrjet; “Arrestoni Ramën”, “Parlament i krimit”, “Atdheu nuk shitet”…
Që nga dita e parë, mesazhi është një dhe i vetëm dorëheqja e kryeministrit, për të cilën shqiptarët janë shprehur se kjo kërkesë është e panegociueshme.
Më shumë se një muaj revoltë, një protestë madhështore siç nuk është parë asnjëherë tjetër në vend, e cila ka treguar rezistencë dhe qëndrueshmëri.
Kësaj revolte i është bashkuar edhe Diaspora e cila kulmoi me një pjesëmarrje historike, rekord më 20 qershor si edhe më 4 korrik, me thirrjen e vetme, “Edi Rama jepe dorëheqjen”, “Rama në burg, Berisha në burg”.
Po ndodh...
Vulën që Edi Rama ia dha Sali Berishës, ia mori populli
ide
Stop fyerjes së inteligjencës së shqiptarëve!
Mbi Natyrën e Thellë të Protestës Shqiptare të 2026
Promemorje Psiko-politike në kohë proteste!
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128