“Është kaos pa përfaqësi”, Lleshi debaton me Shkurtin për drejtimin e protestës: Populli ka dalë në shesh, nuk ka nevojë për Kuvend

6 July 2026, 22:16 / POLITIKË ALFA PRESS

“Është kaos pa përfaqësi”, Lleshi debaton me

Gazetari Armir Shkurti, anëtar i Grupit të Punës për krijimin e Kuvendit Kombëtar Qytetar, në mbështetje të protestës dhe Arbër Lleshi, pjesë e grupit organizator të protestës kundër qeverisë, u përfshinë në debat në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV për debatin nëse duhet të ketë protesta një përfaqësi.

Debati

Shkurti: Kjo është një protestë popullore dhe shumë rryma, shumë kërkesa, shumë përfaqësi, janë të papërfaqësuar dhe disa episode të establishmentit për të përdorur dhunën, si mund që një popull i ngritur të hyjë në qerthullin e dhunës pa kokë.

Dhuna pa kokë do të çojë protestën siç e çoi në duart e një force politike dhe që protesta të rrijë pjesë e popullit, ne kemi sugjeruar, jo të marrin ne protestën, jo të bëjmë ne kuvendin tonë dhe të nxjerrim deputetët tanë.

Lleshi: Një kuvend e ka Shqipëria.

Shkurti: Ai është kuvend formal që ti i ke goditur me vezë.

Lleshi: Unë i kam gjuajtur atij që ka uzurpuar Kuvendin.

Shkurti: Po ne nuk do t’i zëvendësojmë ata.

Lleshi: Më fal se nuk i kam gjuajtur kujt me vezë, kam gjuajtur mikrofonin e Top Channel dhe mund ta bëj prapë, por jo personave jo gazetarëve.

Shkurti: U kanë gjuajtur deputetëve dhe shumë mirë kanë bërë, sepse ata deputetë ka miratuar ligjet e zhbërjes së Shqipërisë. Në këto kushte ne nuk kemi një kuvend, se Kuvendin na e kanë uzurpuar. Çështja është mbledhja e popullit.

Lleshi: Populli është mbledhur në shesh.

Shkurti: Populli është lara-lara, ke nga arkivoli, te ai me papijon. Kush ju çoi te Kuvendi ju? Është kaos pa përfaqësi, është shpërdorim i protestës. Është kapje e protestës nga ata që po e kapin.

Lleshi: Zoti Rakipi: Nuk e dija që kishte teori konspirative që ne jemi kapës të protestës.

Shkurti: Ka kapës të protestës, por nuk je ti.

 

Po ndodh...

ide