A do të kandidojë për bashkinë Tiranë përballë Ogerta Manastirliut? Gaz Bardhi: Nuk plotësoj kriteret, jam kavajs!

Numri 2 i Partisë Demokratike, Gaz Bardhi në një intervistë për News24 është shprehur se nuk do të kandidojë për Bashkinë Tiranë.
Ai thotë se nuk plotëson kriteret e kandidimit duke argumentuar se nuk e ka vendlindjen në Tiranë, por Kavajë.
Gaz Bardhi mban postin e kreut të grupit të demokratëve dhe drejtoi qarkun Fier në zgjedhjet e fundit të 11 majit, ku PD u mund thellë nga socialistët me një rezultat historik.
Unë nuk flas asnjëherë me nëse. Së pari unë vendlindjen e kam në Kavajë dhe gjendjen civile e kam atje. Kështu që nuk kandidoj, nuk plotësoj dot kriteret për të kandiduar për bashkinë e Tiranës dhe së dyti i kam dëgjuar shpesh në studio televizive që lakojnë emra dhe pyesin individë a ke ambicie. Kjo është një vendimmarrje që nuk i takon individit, por i takon strukturave drejtuese të PD.
Po ndodh...
ide
Rilindja është Kapitalizmi i Katastrofës
Pse tifozeria e Kosovës ishte aq e vdekur dhe mungonin simbolet kuqezi?
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128

