A hengrën drejtorët “rrush” pas shpinës së Lali Erit?

Prangat e policisë u tundën brenda Bashkisë së Tiranës, pak para se kryebashkiaku Erion Veliaj të mbante mbledhjen e Këshillit Bashkiak, duke bërë rolin se “asgjë nuk ka ndodhur”…, ndonëse në çdo vend normal ajo që ndodhi do e bënte kryebashkiakun të jepte dorëheqjen e menjëhershme.
Famozët Mariglen Qato dhe Redi Molla, drejtorë në IMT dhe UKT, u arrestuan me urdhër të SPAK dhe bashkë me ta e njëjta masë “arrest me burg” u caktua edhe për Taulant Tushën, i cili ndodhet në qeli edhe për çështjen e Inceneratorit të Tiranës. Po ashtu për shtatë të tjerë edhe ata “specialistë e këshilltarë të Lali Erit” janë me masën “detyrim paraqitje”.
Për rastin konrekt bëhet fjalë për aferat e frikshme të drejtorëve të Veliajt që kishin krijuar kompani private dhe i jepnin vetes tendera publikë qindra milionë euro. Skema ishte e qartë prej shumë kohësh, por megjithatë SPAK u zgjua disi vonë për këto vjedhje kaq të trasha. I ndodhur në këtë gjendje, politikisht Erion Veliaj do të ndjekë udhën e Ramës për tu justifikuar. Për pak ditë ai nuk do dalë në publik, por ka gati qëndrimin duke u shprehur se nuk do të komentojë çështjen e drejtësisë.
Njësoj si kryeministri edhe ai është gati të shesë këdo bashkëpunëtor të tij për të shpëtuar lëkurën e vet. Ka edhe një favor më shumë pasi çdo media e shkruar dhe vizive është nën kontrollin e tij të cilën e ushqen me leje ndërtimi, në këmbim që ata të transmetojnë çdo propagandë personale dhe mos i futen thellë asnjë abuzimi që ndodh në çerdhen e bashkisë.
“Kush ka ngrënë dardha pas shpinës sime le të përballet me drejtësinë”-deklaroi Rama kohë më parë, teksa ish-ministrara, deputetë e kryebashkiakë të tij u arrestuan për korrupsion. Jo vetëm që nuk mbajti përgjegjësi por tentoi të fitonte teksa shprehej se ishte pikëriasht ai “babai i reformës në drejtësi”, duke shtua se po të mos ishte PS-ja, SPAK-u e institucionet e tjera as që do të ekzistonin. Tashmë po shtohet edhe Erion Veliaj në votrën ku korrupsioni, abuzimi dhe propaganda malinje janë rritur edhe më shumë se vetë kullat e oligarkisë së betonit.
Mirëpo sot Veliaj ndihet paksa ngushtë për të qëmtuar në fjalorthin e tij fort të cunguar, sepse shprehjen “kanë ngrënë dardha pas shpinës sime” e ka zënë Rama më parë dhe në këtë rast Lali Eri nuk mund ta përdorë… Ka variante të tjera ende të pazëna si: “kanë ngrënë rrush pas shpinës sime, apo “qëruan fiqtë -pa e ditur unë”.
Ato që Rama, Veliaj, Bela dhe ministra të tjerë abuzues i quajnë “fruta”, në fakt janë qindra miliona euro të rrëbyera në xhepat e qytetarëve. Ndër drejtorët e arrestuar të Veliajt është edhe Redi Molla që drejtonte Ujësjellës Kanalizimet Tiranë. Ndërsa kryeqyteti thahet për ujin e pijshëm që nuk pihet dhe çmimin është rritur mbi 70 % qëkur mori drejtimin e bashkisë Veliaj, drejtorët e tij i bëjnë “rrush e kumbulla” paratë qytetare që dridhen para faturave të ujit.
Po Lali nuk dinte gjë për batërdinë e drejtorëve dhe bashkëpunëtorëve të tij? Çdolloj pretendimi dhe justifikimi i kryebashkiakut të Tiranës nuk ka buf ta kapërdijë, por situat është në favor të ato para të rrëmbyera ndaj qytetarëve shkonin në kasafortët e llojit dhe sorolloëve të drejtuesve të Bashkisë Tiranë.
Po ashtu në pranga është Edhe Mariglen Qato, drejtori malinj që lejoi të ndërtonin pa leje pallate e vila oligarkësh, ndërsa gjobiste dhe procedonte penalisht qytetarë që ndërronin çatitë e shtëpisë, shtronin pllaka apo restauronin avllitë e rrënuara. Të kenë “ngrënë rrush” pas shpinës së Veliajt?/ Kapitali.al
Po ndodh...
Po vjen Republika e Re që shpalli Basha, përpara 10 vitesh!
ide
SHBA dhe Trump, firmosin ndëshkimin për Ramën dhe Berishën
"Dënim paraprak për Belinda Ballukun", përgjigje për Baton Haxhiun
Teatri që fsheh prapaskenën
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128


