A kërcënoi Berisha gazetarët? Argita Malltezi: Ja kush janë emrat që po përdoren nga SPAK për interesat e tyre
Argita Malltezi, vajza e ish-Kryeministrit Sali Berisha, në emisionin Open në News24 tha se gazetarët kanë detyrën të mbajnë qëndrim ndaj fenomeneve që nuk tipizojnë apo karakterizojnë profesionin e gazetarëve.
Malltezi nuk ka nguruar të përmendë dy emra gazetarësh Adriatik Doçin dhe Karlo Bolinon, që kanë dosjet e tyre për të zgjidhur, ndaj edhe përdoren.
Reagimet e Malltezit erdhën pas një deklarate të një dite më parë nga ish-Kryeministri u interpretua si kërcënim ndaj gazetarëve dhe solli reagimin edhe të organizatave që mbrojnë të drejtat e gazetarëve.
Por në vijim, Malltezi tha se prej 10 muajsh Sali Berisha ndodhet në arrest, sepse një ekspert i quajtur Aleks Zyba, na ka bërë një ekspertizë, dhe unë marr vesh që ky paska djalin në BKH.
“Na del një gjithashtu një tjetër ekspert që ka qenë drejtor banke në Bilisht, që edhe ai e ka një hall, dhe kështu ndodh kur këta që kanë halle duan të zgjidhin problemet e tyre duke u përdorur”, tha Malltezi.
Sali Berisha pa Lulzim Bashën është i njëjti si në vitet 97-98!
ide
O Sali, o hero, Edi Rama ty të do...
Mosbindje civile e PD, ndaj Sali Berishës
Alter ego e udhëheqësve të Shqipërisë: Banditi
top
receta Alfa
TRENDING
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128