Abi Malltezi uron për ditëlindjen vjehrrën Liri Berisha: Ndihmon mijëra, por paguhet me 0 lekë!

5 Korrik 2023, 19:14 / POLITIKË ALFA PRESS

Abi Malltezi uron për ditëlindjen vjehrrën Liri Berisha: Ndihmon

Abi Malltezi ka uruar vjehrrën e tij Liri Berisha me rastin e ditëlindjes së saj.

Malltezi shkruan se Liri krijoi me vullnet, përkushtin, vizion dhe shumë dashuri Qendrën Rajonale të Autizmit, u kujdes për qindra fëmijë e familjet e tyre që përballen me autizmin dhe mundësoi qindra profesionistë të rinj dhe për të gjitha këto ajo është paguar 0 lekë dhe jeton me pensionin e saj.

Ai shton më tej se prania dhe forca e virtutit të saj ka vite që apelon shumëkënd që të ndihmojë fëmijët me autizëm.

'Gëzuar ditëlindjen Lili.Shëndet dhe mbarësi të urojmë të gjithë që të njohim dhe që na ke ndikuar të bëhemi më të mirë' mbyll postimin e tij Malltezi.

Postimi i plotë:

Dita e Presidentes me page 0 lek! Krijoi me vullnet, perkushtim, vizion dhe shume dashuri Qendren Rajonale te Autizmit. Mjekoi mijera femije gjjthe jeten, u kujdes per qindra femije e familjet e tyre te perballen me autizmin dhe shume prej tyre te integrohen ne shoqeri, si edhe mundesoi kualifikime per qindra profesioniste te rinj. Per te gjitha keto paguhet 0 leke.

Nje presidente fondacioni qe pagen e ka 0 lek dhe jeton me pensionin e vet!
Prania dhe forca e virtutit te saj ka vite qe apelon shumekend te ndihmojme femijet me autizem. Ndihma qe cdokush jep per trajtimin e ketyre femijeve tejkalon shume here pensionin qesharak te presidentes se fondacionit. Por eshte njeriu i vetem ne Shqiperi qe njoh qe gezohet kur ndihmojme femijet e nuk pranon ndihme per vete!

Botoi librin “Nene Tereza ne jeten time” si per te treguar burimin e frymezimit dhe busullen morale. Lavdia e saj nuk ka nevoje per asgje, e jona si komb ka nevoje per kete shembull te jashtezakonshem.
Gezuar Ditelindjen Lili! Shendet dhe mbaresi te urojme te gjithe qe te njohim dhe qe na ke ndikuar te behemi me te mire!

Po ndodh...

ide