Avokat Ngjela: Berisha po u dënua nga SPAK nuk është as deputet, drejtimin e PD nuk e bëjnë nongratat!

20 Qershor 2024, 10:33 / POLITIKË ALFA PRESS

Avokat Ngjela: Berisha po u dënua nga SPAK nuk është as deputet,

Spartak Ngjela ka bërë një parashikim në emisionin “Top Talk” nëse ish-kryeministri Sali Berisha dënohet nga SPAK gjithashtu edhe se çfarë do të ndodhë me Partinë Demokratike më pas.

Ai ka thënë se nëse kjo gjë ndodh do të zgjidhet një lider tjetër i ri i cili do të jetë më i zgjuar dhe në kë të mënyrë do të rregullohen dhe marrëdhëniet me SHBA-në.

Juli Xhokaxhiu: Berishën në krye të PD-së tani e sheh si një vendim gjykate që konsolidon opozitën për 2025 në zgjedhjet e ardhshme? E sheh si mundësi të mirë bashkimi të opozitës?

Spartak Ngjela: Jo e dëmton, ka mundësi të jetë skemë. Harroni ju që Berisha është i dënuar, është në burg aktualisht, në arrest shtëpie. Flasim për avancimin e Saliut, ekzistencën e tij në politikë. A do dënohet nga SPAK-u? Po u dënua nga SPAK-u nuk është as deputet. Në momentet kur Sali do dalë jashtë politikës me një vendim gjyqësor të formës së prerë, do bëhet bashkimi i PD-së dhe do zgjidhet lideri i ri. Lidershipi i ri nuk do jetë nga ato non gratat, por do jetë i zgjuar. Atëherë do rregullojë PD-ja marrëdhëniet me SHBA dhe do të fillojë të marrë veten në Shqipëri.

 

Po ndodh...

ide