Aksioni opozitar/ PD mbledh kryesinë! Zbardhet mesazhi drejtuar deputetëve dhe anëtarëve

Të hënën Partia Demokratike do të mbledhë Kryesinë, ku pritet të vendoset vazhdimi i aksionit opozitar.
Tre janë pikat ku kryesia do të diskutojë, çështjet organizative, agjenda e vazhdimit të aksionit opozitar dhe çështje të tjera.
Kujtojmë që aksioni opozitar është përshkallëzuar pas burgosjes me një vit burg të Ervin Salianjit, i akuzuar për kallëzim të rremë.
Më 7 tetor, opozita zhvilloi një protestë kombëtare, që ajo e quajti mosbindje civile, ku pati edhe tensione dhe përplasje, pasi u përdorën edhe mjete prioteknike dhe bomba molotov në drejtim të institucioneve dhe selisë së PS.
Ndërkohë në Komisionet Parlamentare dhe seancat plenare opozita nuk lejon zhvillim normal të punimeve.
Disa deputetë të opozitë janë përjashtuar, pasi dogjën karriget në oborrin e Kuvendit. Ndërsa vetëm një ditë më parë pati tensione dhe kaos brenda dhe jashtë parlamentit.
Mesazhi dërguar anëtarëve
Përshëndetje miq. Ditën e hene ne ora 18:00 do zhvillojmë mbledhje kryesie me rend dite;
1-Ceshtje organizative
2- Agjenda e vazhdimit te aksionit opozitar
3- Te tjera
Po ndodh...
83 mandatet nuk janë imunitet për shokët dhe shoqet e Ramës
ide
"Dënim paraprak për Belinda Ballukun", përgjigje për Baton Haxhiun
Teatri që fsheh prapaskenën
Vija e kuqe e Berishës dhe vija e zezë e demokracisë në PD
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
