Akuzat e medias austriake, reagon Kryemadhi: Të sposorizuara nga Mërtiri dhe Gugallja, jetojnë të dy në Vjenë

16 Maj 2022, 21:09 / POLITIKË ALFA PRESS

Akuzat e medias austriake, reagon Kryemadhi: Të sposorizuara nga

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi ka reaguar për akuzat e ngritura nga media austriake “Kronen Zeitung” ndaj presidentit Ilir Meta.

E ftuar në emisionin "Çim Peka Live" në Syri TV, Kryemadhi tha se artikulli është i rremë dhe i sponsorizuar nga grupi i inceneratorëve, Stela Gugallja dhe Mirel Mërtiri. Këta të dy sipas Kryemadhit, jetojnë në Vjenë.

"Është një fletushkë. Që nuk merr përsipër as të vendosë emrin e artikullshkruesit. Grupi i Vjenës, ku Stela Gugallja, Mirel Mërtiri, grupi i inceneratorëve që jetojnë në Vjenë, paguajnë para të shtrenjta për qiratë. Të subencionuara dhe të nxitura nga zyra e kryeministrit Edi Rama. Në grahmat e fundit të një sulmi që mund të ndodhë së shpejti sepse dosja e inceneratorëve po pasurohet", tha Kryemadhi. 

'Kronen Zeitung' shkruante se presidenti Ilir Meta dhe bashkëshortja e tij, Monika Kryemadhi, kishin paguar 700 mijë dollarë për të marrë pjesë në inaugurimin e presidentit Donald Trump, në janar 2017. 

Stela Gugallja është shpallur në kërkim nga SPAK për aferën e inceneratorëve, bashkë me Klodian Zoto. Gugallja është bashkëjetuesja e biznesmenit Mirel Mërtiri. 

 

Po ndodh...

ide