Aleatët “utopikë” të Berishës/ Në vitin 2021 nuk i ka votuar as familja

11 Mars 2025, 15:17 / POLITIKË ALFA PRESS

Aleatët “utopikë” të Berishës/ Në vitin

Aleatët e vegjël të Berishës janë të bindur se do të fitojnë më 11 maj dhe se kanë një mbështetje masive.

Po të shohim rezultatet nga zgjedhjet e vitit 2021, nuk janë dhe aq favorizuese për aleatët “optimistë” të Berishës.

Partia Balli Kombëtar e drejtuar nga Adriatik Alimadhi në vitin 2021 ka marrë në rang kombëtar vetëm 1946 vota.

Në zgjedhjet e kaluara, Selami Jenisheri, Kujtim Gjuzi dhe Kostaq Papa kanë garuar si një koalicion i vetëm i quajtur “Aleanca Bashkimi Popullor Emigracioni - Ora e Shpresës dhe Konservatorët”, koalicion i cili ka marrë vetëm 1376 vota në të gjithë vendin.

Kryetarin e Partisë Konservatore, Kujtim Gjuzi, 4 vite më parë rezulton që nuk e ka votuar as familja e tij, pasi ka marrë vetëm 3 vota në Durrës.

Selami Jenisheri, kryetari i Partisë së Pensionistëve, i cili pretendon se në këto zgjedhje do të votohet nga 500 mijë persona, ka marrë pak më shumë vota se Gjuzi, 13 në qarkun e Tiranës. Po aq vota sa Jenisheri dhe në të njëjtin qark ka marrë Kostaq Papa, kryetari i Partisë për Emigracionin.

Në një kohë kur në zgjedhjet parlamentare të vitit 2021 kanë votuar rreth 1.5 milionë votues, aleatët e vegjël të koalicionit “PD-Aleanca për Shqipërinë  Madhështore” kanë mundur të marrim vetëm 3322 vota.

Megjithatë aleatët opozitarë janë të bindur që do të kenë 1 vend në legjistraturën e ardhshme./CNA

 

Po ndodh...

shërbime

  • POLICIA129
  • POLICIA RRUGORE126
  • URGJENCA112
  • ZJARRFIKESJA128