Ali Ahmeti jep lajmin nga Tropoja: Një shqiptar kryeministër i Maqedonisë së Veriut!
7 Dhjetor 2023, 22:50 / POLITIKË

Kreu i BDI-së, Ali Ahmeti befasoi të gjithë kur gjatë ceremonisë në bashkinë e Tropojës ku u nderua dhe me titullin 'Qytetari nderi' tha se më 28 janar Maqedonia do të ketë kryeministër shqiptar.
Ai e dha lajmin e bukur para anëtarit të kryesisë së PD dhe ish-deputetit, Azgan Haklajt dhe para gjithë të ftuarve që ishin të pranishëm. Pas kësaj gjithë salla e mbushur plotë për plotë shpërthen në duartrokitje dhe ovacione emocionuese.
Ahmeti u prit me një ceremoni në pallatin e Kulturës së qytetit, që nisi me himnin kombëtar.
Madje kreut të BDI-së iu kushtua dhe një këngë nga rapsodët, duke i urdhëruar mirëseardhjen./Alfapress.al
Po ndodh...
83 mandatet nuk janë imunitet për shokët dhe shoqet e Ramës
Nga Gentian Gaba
ide
"Dënim paraprak për Belinda Ballukun", përgjigje për Baton Haxhiun
Nga Blendi Kajsiu
Teatri që fsheh prapaskenën
Nga Patrik Sadikaj
Vija e kuqe e Berishës dhe vija e zezë e demokracisë në PD
Besmir Semanaj
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
