Alibeaj pas votimit: Është dita që të ndahemi nga e shkuara

14 Maj 2023, 11:12 / POLITIKË ALFA PRESS

Alibeaj pas votimit: Është dita që të ndahemi nga e shkuara
Enkelejd Alibeaj ka votuar për kryebashkiakun e ri të Tiranës.

Në fjalen e tij për mediat, Alibeaj është shprehur se sot është momenti i ndarjes nga e shkuara.

“Votova për pak minuta pasi besoj se zgjedhja është e lehtë sot. Kam një mesazh për demokratët për shqiptarët e ndershëm që sot o do të duhet që të ushtrojnë detyrën e tyre të votës, në mënyrë të drejtë, për të bërë një ndarje nga politika. Sot do të duhet që të vijnë se është momenti për ndarjen e madhe nga e shkuara”, ka thënë ai.

Po ndodh...

ide