
Alibeaj: U tërhoqa nga Beteja me Berishën për vulën, se do ti qëndroj përballë në zgjedhje!


Enkelejd Alibeaj i është përgjigjur Lulzim Bashës nga studio e Ditarit në A2 CNN me Bruna Çifligun, pas tërheqjes nga rekursi në Gjykatën e Lartë për vulën dhe logon e PD, çështje e fituar në Gjykatën e Apelit nga Sali Berisha.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Basha e akuzoi Alibeajn për presion në mënyrë që të pranonte kushtet e tij për të qenë në koalicionin Djathtas për zhvillim, në të kundërt tërhiqej nga rekursi për logon. Por nga studio e A2 CNN, Alibeaj tha se nuk ka asnjë asnjë kapacitet ligjor për të kërkuar diçka nga partia e Sali Berishës dhe për këtë arsye ka hequr dorë nga ai rekurs.
“Sa kohë që isha te PD e kam bërë këtë betejë ballazi, ndërkohë që jam tek “Djathtas 1912” juridikisht jam në një tjetër pozicion. Nuk kam asnjë kapacitet ligjor për të kërkuar diçka nga partia e Sali Berishës dhe për këtë arsye akti juridik dhe politik është ky i sotmi; heqja dorë nga ai rekurs. Kur kam filluar betejën me Sali Berishën kam filluar vetëm nuk kam pyetur askënd”, u përgjigj Alibeaj.
Ai i kërkoi Bashës që t’i marrë mbrapsht kërcënimet dhe shantazhet dhe theksoi se nuk i ëhstë lutur për koalicion Bashës.
“Asnjëherë...kurrë. Termat e kërcënimit e shantazhimit t’i marrë mbrapsht. Kam fytyrë e identitet. Nuk kërcënoj dhe shantazhoj askënd. Nuk jam i kësaj politike. Që në dhjetor i kemi ofruar një platformë me zotin Shehi, i është ofruar edhe shumë të tjerëve . Nuk i është lutur askush. Një gjë i është bërë i ditur që sa kohë do të regjistrohemi në zgjedhje, betejat do t’i bëjmë me Berishën në fushëbetejë politike, jo duke u zvarritur gjyqeve”.

ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128