Klodian Allajbeu i Spitalit Amerikan paraqitet në SPAK
24 Shkurt 2025, 15:24 / POLITIKË

Pronari i Spitalit Amerikan, Klodian Allajbeu, është paraqitur paraditen e sotme në SPAK. Ai ka qëndruar për rreth dy orë brenda zyrave të prokurorëve, ndërsa nuk dihet me siguri çështja për të cilën është ftuar nga prokurorët e posaçëm.
Allajbeu është përfolur si i përfshirë në dy nga dosjet e nxehta të shëndetësisë: atë të koncesionit të laboratorëve dhe dializës. Emri i tij u shfaq edhe në dosjen e Erion Veliajt.
Po ashtu Allajbeu është nën hetim dhe në Kosovë.
Pak ditë më parë, Allajbeu u shfaq në një foto me emisarin e presidentit amerikan, Richard Grenell, por kjo duket se nuk e ka ndihmuar të shmangë thirrjen në SPAK, ku për çështjen në fjalë është pyetur për vetëm dy orë.
Po ndodh...
ide
Rilindja është Kapitalizmi i Katastrofës
Nga Klodian Tomorri
Pse tifozeria e Kosovës ishte aq e vdekur dhe mungonin simbolet kuqezi?
Nga Kreshnik Spahiu
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128

