Analiza e katastrofës/ Nuk mjaftonte Meta, edhe Gaz Bardhi e zhyt më thellë Berishën!

Zgjedhjet e pjesshme në bashkinë Kukës i sollën sërish një humbje te madhe koalicionit Metaj-Berisha.
Kandidati i tyre humbi me rreth 5400 diferencë, kurse vetëm 5 muaj më para diferenca ishte rreth 1700 vota dhe në garë ishin 3 kandidatë.
Ashtu si Rrogozhina dhe Kukësi tregojnë se demokratët që mbështesin koalicionin Meta-Berisha sa vijnë e ngelin më pak.
E për të mos mjaftuar kjo risia e Berishës, që ishte bashkimi me Gaz Bardhin rezultoi një bashkim pas asnjë votë plus, por me një mal votash minus dhe demokratë që nuk shkuan fare të votojnë.
Deputetët e Gaz Bardhit që i shkuan nga pas Berishës, që po të fitonte Kukësin do të ngrinin flamurin e fitores, por sot flamuri i bardhë i dorëzimit duket se është i afërt.
Bashkimi numerik në parlament do të shërbejë për aq kohë sa grupi Bardhi ka deputetë, që Berisha ta përdorë si retorikë (dhe pse retorike boshe), para demokratëve.
Ku nuk besojnë demokratët?
Demokratët nuk besojnë tek nje qeveri me kryeministër non-grata, pasi kjo sa vjen e bëhet me e qartë dhe nga qëndrimi i palëkundur i ndërkombëtarëve.
Po ashtu demokratët nuk kanë pse të besojnë se ai ka shumicën, sepse ka humbur zgjedhjet në 6 mars 2022, ka humbur zgjedhjet e 14 majit në rang vendi, ka humbur zgjedhjet e pjesshme të Kukësit dhe Rrogozhinës me trefeshim të votave.
Këto humbje janë shenja që sot nuk mund të flasim më për shumicë, por për arsyen se demokratët e dinë fare mirë se shpresa për një ''Berishë'' të rilindur, është shuar.
Nga ana tjetër Lulzim Basha po riorganizon partinë, duke premtuar se do të rikrijojë një PD të hapur, që ajo të kthehet në një alternativë qeverisëse.
Po ndodh...
Amerika mund të tërhiqet nga Europa, por jo nga SPAK
ide
Kush është Lepuri i Surrelit?
Dy rrugët e gabuara të opozitës me Avokatin e Popullit
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128

