Analisti Ben Andoni për arrestimin e Veliajt: SPAK po krijon traditë pozitive, nuk besoj se politika ka ndikim

10 Shkurt 2025, 16:01 / POLITIKË ALFA PRESS

Analisti Ben Andoni, i ftuar në Programi i drekës në News 24 komentoi arrestimin e kryetarit të Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj me urdhër të SPAK.

Andoni theksoi se SPAK duket se po krijon një traditë pozitive të funksionimit të saj. Ai shtoi se nuk beson se politika ka ndikim tek Struktura e Posaçme.

Ben Andoni: Drejtësia është e vonuar, nuk ka guxim të ndërmarrë aksione me guxim. SPAK po krijon traditë, nuk besoj se politika ka ndikim, sepse SPAK ka penetruar afër socialistëve. Zyrtarët e lartë, sa më shumë rrinë në pushtet, më tepër mund të manovrojnë në vjedhjet e tyre.

Arrestimi i Erion Veliajt ishte ndryshe nga ai i Ilir Metës. Rama është imunizuar sepse është në pushtet. Edhe Rama është afër goditjeve, por pasi mos të jetë në pushtet. SPAK ka marrë kurajo dhe do vazhdohet akoma me këtë besim. Qytetarët e kanë pritur këtë lajm.

 

Po ndodh...