Angi Richerce/ Kush bën fushatë më të mirë në Elbasan? Ja kë zgjedhin qytetarët

27 Prill 2023, 22:42 / POLITIKË ALFA PRESS

Angi Richerce/ Kush bën fushatë më të mirë në

Mbrëmjen e sotme është prezantuar sondazhi i dytë realizuar nga Angi Recherche fokusuar në bashkinë e Elbasanit, ku janë pyetur zgjedhësit në lidhje me perceptimin e tyre mbi situatën aktuale dhe mbi forcat politike në garë.

Të pyetur se cili nga kandidatët po bën fushatë më të mirë zgjedhore, qytetarët e Elbasanit në masën 54.1% kanë mbështetur kandidatin e PS-së Gledian Llatjen ndërsa 45.9% mbështesin Luçiano Boçin e koalicionit “Bashkë Fitojmë”.

832 qytetarë banues në bashkinë Elbasan mbi 18 vjeç janë marrë në intervistë në periudhën kohore 21-25 prill 2023 për të realizuar sondazhin. Sipas metodologjisë, marzhi i gabimit është 2.2%. Në bashkinë Durrës po kandidojnë për kryetar Gledian Llatja i Partisë Socialiste dhe Luçiano Boçi i koalicionit “Bashkë Fitojmë”.

 

Po ndodh...

ide