Aplikimi i fermerëve për subvencionin/ Braçe: Ministrja e Bujqësisë u tërhoq nga çdo gjë

Deputeti socialist Erion Braçe ka reaguar pas aplikimit të fermerëve për subvencionin 30 mijë lekë për çdo hektar grurë të mbjellë. Sipas Braçes, ministrja e Bujqësisë u tërhoq nga kufizimet dhe nga çdo gjë që e shkatërronte këtë proces.
Teksa i bën thirrje bujqve që të mos hezitojnë të aplikojnë për mbështetjen e prodhimit të grurit, thotë se ka mbetur një kufizim që është fatura fiskale për farën, për të cilën thotë se ministrja e Bujqësisë do të tërhiqet.
“Bujq, janë ditët tuaja. Është dita e dytë e aplikimit për mbështetjen e prodhimit të grurit. Unë mendoj që ju duhen ato para. As mos i mendoni më kufizimet. Ministrja e Bujqësisë u tërhoq nga të gjitha kufizimet që kishte shkruar e zeza mbi të bardhë në udhëzimin që ju pengonte dhe natyrisht ju humbte besimin për të aplikuar për paratë e grurit. U tërhoq nga kontrata e qirasë apo çdo dokument tjetër ligjor të noterizuar, u tërhoq edhe nga prezenca e palëve në njësinë administrative për të certifikuar marrëdhënien e tyre të huamarrjes së tokës.
Duhet thjesht një dokument identifikimi i qiradhënësit. Mund ta merrni me email, me whatsapp. Është shumë e rëndësishme të shkoni e të aplikoni tani. Rruga është e hapur pasi ministrja e Bujqësisë u tërhoq nga çdo gjë që e shkatërronte këtë proces. Ka mbetur edhe një kufizim. Është fatura fiskale për farën. Do të duhet edhe pak që ministrja të kuptojë e të pranojë që bujqit e prodhojnë vetë farën e grurit. Shumica e tyre e prodhojnë vetë farën e grurit dhe nuk kanë faturë fiskale për këtë. Do tërhiqet dhe nga ajo. Këtu do të jemi”, tha Braçe.
-
-
-
Zbulohen dy konkurrentët e parë të 'Dancing With the Stars'
2 Shtator, 09:53
Po ndodh...
83 mandatet nuk janë imunitet për shokët dhe shoqet e Ramës
ide
"Dënim paraprak për Belinda Ballukun", përgjigje për Baton Haxhiun
Teatri që fsheh prapaskenën
Vija e kuqe e Berishës dhe vija e zezë e demokracisë në PD
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128



