Arjan Çani analizon sjelljen e opozitës dhe mungesën e protestave të paralajmëruara

5 Tetor 2022, 15:50 / POLITIKË ALFA PRESS

 

Arjan Çani analizon sjelljen e opozitës dhe mungesën e

Arjan Çani ka analizuar sjelljen e opozitës dhe mungesën e protestave të paralajmëruara.

Në emisionin “Pikat mbi i” në News 24, ai ka thënë se protestat nuk kanë termometri që Berisha ka vënë për të matur temperaturën e qytetarëve, nuk tregon shifra të larta.

Sipas tij nuk ka rreth 20 deputetë me vete dhe nuk mund të futet “në luftë” me një “këmbë të thyer”.

“Ne nuk kemi termometrin që ka doktori.

Ai ka një termometër 30 vjeçar, një termometër që mesa duket vazhdon të funksionojë. Termometri nuk i del shumë i nxehtë. Ai i do protestat, është formësuar me protesta, por termometri mesa duket i ka dalë me temperaturë të ulët.

E dyta, ka vënë re që punët brenda PD nuk i ka dhe aq mirë. Berisha numëron sot rreth 20 deputetë që nuk janë me të. Në pamje të parë duket që ata skanë asnjë vlerë, por një parti që shkon me një dorë të thyer, apo një këmbë të ndrydhur në luftë, mund të humbasë.

Hipotezë e tretë është arsyeja ekonomike. Është një gjë të thuash që në Shqipëri ka shumë të varfër dhe një gjë tjetër të thuash që ka shumë informalitet.

Kur ishte fatura e karburantit, ishte Adriatik Lapaj që mblodhi njerëz dy herë. Një protestë ose ekziston në mënyrë organike, ose nuk ekziston fare. Personalisht kam qenë kundër protestave të organizuara nga partitë.

Kur një parti thotë “do bëj protestë”, 90% është e dështuar. Unë them shyqyr që nuk u bënë protesta në shtator, madje të mos bëhen as në tetor. Unë mezi pres të dalin qytetarët në protestë”, është shprehur Çani.

 

Po ndodh...

ide