
Arlind Qori: Arrestimi i Veliajt, goditje e madhe për Ramën. Kryebashkiaku i Tiranës ka shpresa që situata e tij të përmirësohet, nëse…

Kryetari i Lëvizjes Bashkë, Arlind Qori, komentoi arrestimin e Erion Veliajt, duke e cilësuar atë si një goditje të madhe për kryeministrin Edi Rama.
Qori theksoi se nëse Veliaj vendos të bashkëpunojë me drejtësinë, kjo mund të ketë pasoja personale për Ramën. Ai shtoi se Veliaj po dërgon sinjale se është ende i rëndësishëm dhe mund të kërkojë mbështetje nga makineria politike e Ramës.
Arlind Qori: Arrestimi i Veliajt ka qenë goditje e madhe për Ramën. Nëse Veliaj kthehet në bashkëpunëtor të drejtësisë, mund të jetë goditje personale ndaj Ramës. Po ta mbani mend, Rama bënte si i çmendur në ditët e para, pati reagim nga shoqëria shqiptare dhe ndërkombëtarët. Veliaj e di se karriera e tij ka mbaruar.
Por Veliaj ka shpresa që situata e tij mund të përmirësohet, nëse makineria politike e Ramës vihet në shërbim të tij. Rama në kohët e fundit është tërhequr pak. Shkresën e Veliajt e lexoj të tillë: më duket sikur po bën gjest, që unë jam i rëndësishëm. Nëse dënimi për të do jetë i fortë, ai mund të bëhet i penduar i drejtësisë. Veliaj po jep sinjal që unë jam akoma këtu.

ide

A Nive o Bash!

Bindja absolute dhe jeta e përjetshme!

Europa, gropa dhe shpëtimtari!
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128