
Arrestimet tek “Bankers Petroleum”, reagon Sindikata e Sektorit Hidrokarbur: Punonjësit të ruajnë qetësinë!


Sindikata e Sektorit Hidrokarbur ka reaguar pas arrestimeve në “Bankers Petroleum”, pas kaosit që ka shkaktuar ky operacion te punonjësit e shumtë të kompanisë.
Në një postim në rrjetet sociale sindikata bën të ditur se janë të angazhuar të monitorojnë pasojat që kjo ngjarje mund të ketë mbi aktivitetin e kompanisë, mbi të drejtat e punonjësve dhe mbi stabilitetin e vendeve të punës.
Ndër të tjera në njoftim sindikata u bën thirrje të gjithë punonjësve të ruajnë qetësinë, teksa shton se do të mbrohen interesat dhe siguria e punonjësve.
Në lidhje me arrestimin e CEO të kompanisë Bankers Petroleum Albania, Sindikata e Sektorit Hidrokarbur po ndjek me vëmendje të plotë zhvillimet e situatës.
Ne jemi të angazhuar të monitorojmë pasojat që këto ngjarje mund të kenë mbi aktivitetin e kompanisë, mbi të drejtat e punonjësve dhe mbi stabilitetin e vendeve të punës.
Sindikata do të vijojë të mbrojë interesat dhe sigurinë e çdo punonjësi, duke kërkuar transparencë të plotë nga institucionet përgjegjëse dhe drejtuesit e kompanisë.
U bëjmë thirrje të gjithë punonjësve të ruajnë qetësinë dhe të mbeten të informuar vetëm nga burime zyrtare. Për çdo paqartësi lutemi të kontaktoni strukturat tona sindikale.
Një takim urgjent do të kërkohet me drejtuesit e kompanisë për të garantuar stabilitetin e aktivitetit dhe respektimin e çdo angazhimi financiar dhe kontraktual ndaj punonjësve.
Çdo informacion i mëtejshëm do të bëhet i ditur në mënyrë zyrtare, sapo të kemi informacione të përditësuara dhe të qarta mbi zhvillimet.

Dështimi i kushtueshëm i Balluk-Reformës së ujit
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128