Arrestimi i ish-zyrtarit të FBI/ Gazetari tregon se kush mund të jetë pjesa më e rëndë e kësaj historie

24 Janar 2023, 22:02 / POLITIKË ALFA PRESS

Arrestimi i ish-zyrtarit të FBI/ Gazetari tregon se kush mund të

Gazetari Mentor Kikia ka komentuar arrestimin e ish-zyrtarit të lartë të FBI, Charles McGonigal dhe lidhje n e tij me Shqipërinë.

I ftuar në emisionin “Open” në News24 me gazetaren Eni Vasili, Kikia ka deklaruar se pjesa më e rëndë e gjithë kësaj historie, është nëse vërtetohet se ish-zyrtari ka marrë për të ndikuar në raportet e brendshme politike në Shqipëri.

Ai ka shtuar se zoti McGonigal ka qenë personi i cili ka marrë para nga njerëz të besuar të kryeministrit Edi Rama për të hetuar çështjen e lobit rus në Partinë Demokratike.

“E rëndë për SHBA. Potencialin dhe barrën e njohjeve dhe krediteve që ka pasur i ka shfrytëzuar për të bërë biznes edhe pasi e ka lënë detyrën shtetërore. Kjo ka dy dimensione, pjesa që lidhet me Rusinë që për ne ka vetëm rëndësi historike. Ka marrë para duke krijuar kompani të regjistruar në parajsa fiskale.
Dimensioni shqiptar lidhet me lobim për kompanitë kineze që të investoheshin në Shqipëri. Në pamje të parë duket se nuk ka shkelje, por kjo është shkelje e ligjit amerikan.
Edhe sikur ta quajmë një lobist që lobon për kompanitë që punon, pjesa më e rëndë mbetet nëse vërtetohet që ish-zyrtari është korruptuar nga qeveria shqiptare për të ndikuar në raportet e brendshme politike. Prapa çështjes së Nik Muzin është ky zyrtar dhe ka marrë para nga njerëz të besuar të Ramës për ta hetuar këtë çështje”, ka deklaruar ai.

Po ndodh...

ide

receta Alfa

shërbime

  • POLICIA129
  • POLICIA RRUGORE126
  • URGJENCA112
  • ZJARRFIKESJA128