Arrestimi i ish-zyrtarit të FBI-së/ Metaj: Nga skandali në skandal, Rama raport aferash me SHBA-të

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka reaguar për arrestimin e ish-zyrtarit të FBI-së, Charles McGonigal, i cili rezulton të jetë dhe mik i kryeministrit Edi Rama. Meta theksoi se Rama ka pasur gjithmonë raport të pasinqertë me botën dhe SHBA-të.
“Dihet që raporti i më i pasinqertë në Botë është ai mes Edi Ramës dhe SHBA. Nga Bilali te McGonigal, skandal pas skandali tregon qartë se ky nuk ka qenë një raport vlerash por aferash nga Rama. Raport korrupsioni dhe instrumentalizimi i këtyre marrëdhënieve, me qëllim helmimin e miqësisë amerikano-shqiptare. S’jam i habitur për këtë, jam i sigurt se do të dalin skandale të tjera. Ju kam folur për ekzistencën e një mafie ndërkombëtare. Atje ku është mafia, është dhe antimafia. Ju kam thënë për Kim Filmin dikur, ndaj të keni durim.”, tha Meta.
Po ndodh...
83 mandatet nuk janë imunitet për shokët dhe shoqet e Ramës
ide
"Dënim paraprak për Belinda Ballukun", përgjigje për Baton Haxhiun
Teatri që fsheh prapaskenën
Vija e kuqe e Berishës dhe vija e zezë e demokracisë në PD
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128

