Arrestimi i Vangjush Dako, Paloka: Marrëveshjet alla Rama me limonat e tij të shtrydhur vazhdojnë!

6 Qershor 2023, 19:00 / POLITIKË ALFA PRESS

Arrestimi i Vangjush Dako, Paloka: Marrëveshjet alla Rama me limonat e tij

Pas urdhër-arrestit të lëshuar nga SPAK për ish-kryebashkiakun e Durrësit, Vangjush Dako, ka ardhur edhe reagimi dhe nga opozita.

Përmes një statusi në rrjetin social “Facebook”, deputeti i PD Edi Paloka me ironi thotë se pak ditë pasi la qelinë Saimirr Tahiri u vu në pranga Vangjush Dako.

Sipas tij, Dako duhej te blinte e manipulonte dhe zgjedhjet e fundit ne Durres perpara se te arrestohej.


“Nje jave pasi e kishin marre vesh dhe minjte e bodrumeve te bashkise Durres, u shpall arresti per Gjushin. Del Tahiri, hyn Gjushi. Sigurisht pas mbarimit te zgjedhjeve. Cdo gje me regji qendrore

Marreveshjet alla Rama me limonat e tij te shtrydhur vazhdojne po njesoj. Askush nga ata nuk hap gojen per Ramen dhe ky ju garanton daljen e shpejte nga burgu dhe sigurimin se milionat nuk ju a prek askush.

 

Po ndodh...

ide