As mega-skandalet e qeverisë Rama nuk e ndihmojnë 'Babain e Zenit'

25 Shtator 2023, 19:20 / POLITIKË ALFA PRESS

As mega-skandalet e qeverisë Rama nuk e ndihmojnë 'Babain e

Ditën e djeshme banorët e Kukësit, qyteti verilindor dhe njëkohësisht më i varfëri në vend, u drejtuan drejt kutive të votimeve për të zgjedhur kryebashkiakun pas mega-skandalit të Safet Gjicit, i cili përfaqësonte Partinë Socialiste në zgjedhjet e majit. 

Dhe sot pas numërimit të votave fiton sërish kandidati i Partisë Socialiste, Albert Halilaj, me mbi 5000 vota më shumë se kandidati i koalicionit Bashkë Fitojmë, Emri Vata. 

Jo vetëm kaq por Partia Socialiste edhe pas mega-skandalit në Kukës merr 2000 vota më shumë se në zgjedhjet e majit. 

Siç shihet as mbledhja në Kukës me Gazment Bardhin nuk i bëri punë 'babait të Zenit' siç e thërriste Bardhi kohë më parë Berishën. 

Madje ky i fundit as nuk ka folur akoma për zgjedhjet në Kukës dhe pse kanë kaluar mbi gjashtë orë që kur u shpall rezultati.

Po pse Berisha po shkon nga humbja në humbje më të thellë? 

E para se njerëzit e kanë kuptuar se ai është i padëshiruar nga SHBA e cila e ka shpallur nongrata dhe e ka bërë të qartë që nuk bashkëpunon me njerëz të tillë. 

E dyta se demokratët e kanë kuptuar se ai po punon për përçarjen e tyre. 

E treta njerëzit e kanë kuptuar se nuk është i zoti të mund Ramën ose ndoshta po ja bën më të lehtë fitoren. 

E katërta njerëzit e kanë kuptuar se koha e tij dhe e Ilir Metës ka perënduar dhe nuk kanë çfarë të japin më. 

Kështu sikur i gjithë kabineti i Ramës dhe të gjithë kryebashkiakët socialist të kapën me video skandal, Berisha prapë nuk ka për të fituar. 

Ai është i destinuar të humbasë, sepse i takon së kaluarës, ka fatura për të paguar dhe është njësoj si Edi Rama në thelb!/Alfapress.al 

Po ndodh...

ide