Asambleja e PS-së, bën bashkë të vjetër e të rinj Rama me atlete! Nuk mungojnë Ruçi, Dokle as Bushati e Lame

11 Shkurt 2024, 11:42 / POLITIKË ALFA PRESS

Asambleja e PS-së, bën bashkë të vjetër e të rinj

Kryeministri Edi Rama ka zgjedhur të shkojë me atlete në mbledhjen me dyer të mbyllura që po mbahet sot në një lokal në periferi të Tiranës.

Nuk kanë munguar as ish kryetari i Kuvendit Gramoz Ruçi, apo Namik Dokle. Ditmir Bushati, e Artan Lami të cilët kanë vite që janë shkëputur nga jeta politike.

Të pranishëm janë dhe ministrat e kabinetit qeveritar. Tashmë kryetari, njëkohësisht kryeministri Edi Rama kërkon angazhimin maksimal për tu përgatitur për zgjedhjet vitin e ardhshëm. Në këtë mbledhje është kërkuar prezencë maksimale e anëtarëve.

Kryesocialisti Edi Rama ka folur për mediat para nisjes së mbledhjes së Asamblesë. Rama mohoi të ketë ndryshme të reja, por tha se do të ketë nj ëroorganzimin dhe lëvizje në funksion të së mirës së punës.

Për t’iu thënë që është mbledhje pune, raportimesh lidhur me hapat e tjerë që do të ndiqen në funksion të objektivit për ta bërë gati PS për fitoren e radhës. PS është në një proces të rëndësishëm dhe jemi shumë të vetëdijshëm që është më e nevojshme se asnjëherë më parë një hapje e madhe e partisë dhe një përfshirje sa më të gjerë për të gjithë ata që kanë dëshirën dhe nevojën e brendshme që të kontribuojnë.Nuk kemi sot asnjë plan për të bërë ndryshime. Jemi mbledhur këtu për të bërë një analizë dhe për të ndërmarrë veprime të tjera.Fjala ndëshkim nuk i shkon organizmit të një familje politike, riorganzimin edhe lëvizje në funksion të bërjes sa më mirë të punës”, tha Rama.

Kreu i qeverisë refuzoi që të përgjigjet për akuzat e Ahmetajt.

 

Po ndodh...