Mbledhja e Asamblesë së PS-së, Rama pyetet nëse kishte kërcënuar Arben Ahmetajn, kryeministri bën sikur nuk dëgjon…

Kryeministri Edi Rama nuk iu përgjigj asnjë pyetje në lidhje me deklaratat e ish-zëvendësit të tij, Arben Ahmetaj por vazhdoi të flasë vetëm për asamblenë e PS.
Në fillim të mbledhjes së Asamblesë Kombëtare të Partisë Socialiste, Edi Rama foli për gazetarët, por kur u pyet për deklaratat e Ahmetajt, ai bëri sikur nuk dëgjoi duke shmangur përgjigjet për pyetje që lidheshin me intervistën e ish- zëvendëskryeministrit
“Është një mbledhje pune, raportimesh dhe diskutimesh në lidhje me hapat e tjerë në funksion për të riorganizuar Partinë Socialiste”, tha Rama. Kur u pyet nëse kishte kërcënuar ish-bashkëpunëtorin e tij, Rama vijoi “Partia Socialiste është në një proces jashtëzakonisht të rëndësishëm dhe jemi të vetëdijshëm për hapjen e Partisë për të gjithë ata që kanë dëshirë të kontribuojnë. Nuk kemi sot asnjë plan për të bërë ndryshime. Jemi sot këtu për të bërë një analizë”.
Po ndodh...
Amerika mund të tërhiqet nga Europa, por jo nga SPAK
ide
Kush është Lepuri i Surrelit?
Dy rrugët e gabuara të opozitës me Avokatin e Popullit
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128


