Socialistët mbledhin sot Asamblenë e Partisë, zbulohet çfarë pritet të diskutohet dhe vendoset!
11 February 2024, 10:08 / POLITIKË

Rreth 400 anëtarët e asamblesë, vetë Rama, ministrat e deputetët do të mblidhen në orën 10:30 në një restorant në periferi të Tiranës. Për anëtarët e Asamblesë pjesëmarrja në këtë mbledhje është e detyrueshme dhe mungesat do të konsiderohen të pajustifikuara.
Fokusi do të jetë për raportimin e detyrave të lëna në Kongresin e Partisë Socialiste më 8 dhjetor, aty nga ku kryeministri Edi Rama njoftoi se pranvera e 2024-ës do ta gjejë Partinë Socialiste me struktura të reja. Gjithashtu priten edhe përjashtime dhe zgjedhje emrash të rinj në këtë forum të lartë të partisë.
Po ndodh...
Kasta kundër popullit
Nga Alban Daci
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
