Balla fton opozitën në ceremoninë për Klintonin! Reagon PD

Mbrëmjen e sotme në Tiranë vjen ish-Presidenti i SHBA-së, Bill Clinton. Kryeministri Edi Rama do ta dekorojë me “Yllin e Mirënjohjes”. Kryetari i grupit të PS-së, Taulant Balla nga foltorja e Kuvendit ftoi opozitën, pro amerikane që të jetë pjesë e ceremonisë.
“Vizita e Clinton në prag të ditës së Pavarësisë së Amerikës është e mirëseardhur dhe opozita duhet të jetë pjesë e kësaj. Rama do të dekorojë zotin Clinton për kontributin, jo vetëm atë që lidhet me pavarësinë e Kosovës, por marrëdhëniet e shkëlqyera. Mos u vetë-përjashtoni, është ceremoni e hapur. Duhet ta respektoni ftesën për të qenë pjesë e kësaj ceremonie. Në një ambient të hapur” tha ai.
Më herët Jorida Tabaku u shpreh se “Përshëndes dhe uroj mirëseardhjen Presidentit Clinton. Do kish qenë e udhës të përshëndetej nga kuvendi
E para, në emër të PD dua t’i uroj mirëseardhjen Presidentit Clinton në Tiranë. Ai ka bërë shumë për Shqipërinë, për kosovën, për shqiptarët ashtu sicc ka thënë; Ne fituam luftën, koha që jut ë fitoni paqen.
Do kish qenë normale që ky parlament t’I uronte mirëseardhjen por edhe kjo vizitë po trajtohet si një vizitë private.”.
Po ndodh...
83 mandatet nuk janë imunitet për shokët dhe shoqet e Ramës
ide
"Dënim paraprak për Belinda Ballukun", përgjigje për Baton Haxhiun
Teatri që fsheh prapaskenën
Vija e kuqe e Berishës dhe vija e zezë e demokracisë në PD
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
