Balla: Procesi i vetëpastrimit në Policinë e Shtetit vazhdon të intensifikohet

Ministri i Brendshëm, Taulant Balla u shpreh sot se, procesi i vetëpastrimit në Policinë e Shtetit vazhdon të intensifikohet.
Në komunikimin për mediet pas analizës së DVP Fier, Balla tha se, “revanshi i ligjit dhe i shtetit kundër krimit të organizuar ka një pjesë të rëndësishme të veprimit të vetë edhe në qarkun e Fierit, duke u fokusuar tek fenomene si ato të natyrës ekonomike”.
“Gjithmonë Fieri ka patur nevojë për një rritje të forcës goditëse në këtë fushë, janë shtuar këtu edhe lojërat e fatit në mënyrë të paligjshme, trafiqe narkotikësh apo të tjera”, theksoi Balla.
Ministri theksoi se, “na duhet të shtojmë forcën tonë goditëse edhe në fushën e krimeve mjedisore, kemi patur të trashëguar prej vitesh dhe drejtori i qarkut ka një plan të qartë sa i përket këtij dimensioni dhe nevoje për të ndërhyrë”.
Balla bëri të ditur se, “procesi i vetëpastrimit në Policinë e Shtetit vazhdon të intensifikohet. Kemi bërë dhe do të vijojmë me disa ndryshime për të përmirësuar punën e PSh në nivelin e pritshmërive të qytetarëve”.
Ai theksoi se, në analizën e DVP Fier, i është kushtuar vëmendje zbulimit të krimeve të rënda që kanë ndodhur në të shkuarën.
“Ato janë test i pazëvendësueshëm i besimit që qytetarët duhet të kenë tek PSh. Presim nga DVP Fier rezultate për ngjarje të vjetra dhe më të reja, duke nisur nga vrasja e Fatmir Xhindit, ajo e tetorit 2021, etj. Na duhet të ngremë grupe të përbashkëta dhe këtu gjej rastin të falënderoj Prokurorinë Fier, drejtuesi i së cilës ishte dhe sot në analizë, për të bashkëpunuar në dobi të hetimit, të vendosjes në një plan pune të gjithë rrethanave dhe për të shkuar tek tezat e reja të një hetimi të plotë, që mund të na çojë në zbulimin e autorëve të ngjarjeve të vjetra por dhe të reja”, tha Balla.
I pyetur nëse është zbuluar ndonjë bos i drogave të forta në Fier, Balla tha se, “as unë as publiku, nuk mjaftohet me bishtat, mirëpresim që gjatë intensifikimit të operacionit kombëtar “Tempulli”, të kemi rezultate konkrete për të shkuar tek kokat e rrjeteve të shpërndarjes së lëndëve narkotike, droga të forta apo kanabis apo lloje të tjera. Kjo është një detyrë që Drejtori i DVP Fier e di fare mirë”.
I pyetur nëse kanë leje mjetet e blinduara që qarkullojnë në Fier, Balla u shpreh se, “është një çështje që e kemi në vëmendje dhe natyrshëm do ta adresojmë në mënyrë të vazhdueshme”.
Po ndodh...
Amerika mund të tërhiqet nga Europa, por jo nga SPAK
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128






