Balla "ultimatum" të prerë policëve: Ai që ka pasur akses në SkyECC do përjashtohet...

Ministri i Brendshëm, Taulant Balla ka paralajmëruar se çdo efektiv që ka pasur akses në EncroChat apo SkyECC do përjashtohet nga Policia e Shtetit.
Taulant Balla: Kemi një numër efektivësh policie të arrestuar, një polic kufitar në Durrës rezultoi se kishte lejuar të kalonte një person që ishte në alarm të kuq për shkak të një aktiviteti kriminal. AI iu është vendosur në dispozicion të drejtësisë.
Është një nga çështjet më të rëndësishme. Ka pasur dhe ka punonjës policie që rezultojnë të përfshirë ose në kontakte me botën e krimit. I kam kërkuar Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë dhe atij të Agjencisë Mbikëqyrjes Policore, që të kemi informacionin.
Çdo punonjës policie shteti që rezulton që ka pasur akses në rrjetet e komunikimit qoftë EncroChat apo SkyECC do përjashtohet nga Policia e Shtetit edhe nëse në atë komunikime rezulton se s’ka aktivitet kriminal. Vetëm fakti që ka aksesuar në një rrjet të tillë, por lidhet ne kodin etik.
Ndalohet rreptësishtë që një punonjës i policisë së shtetit që të ulet në kafe, restorant me persona kriminal, kjo vlen edhe për takimet virtual me botën e krimit. Ky kod etik do të zbatohet për të gjithë.
Po ndodh...
83 mandatet nuk janë imunitet për shokët dhe shoqet e Ramës
ide
"Dënim paraprak për Belinda Ballukun", përgjigje për Baton Haxhiun
Teatri që fsheh prapaskenën
Vija e kuqe e Berishës dhe vija e zezë e demokracisë në PD
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
