Ballkani i Hapur/ Rama, Vuçiç dhe Kovaçevski takohen nesër në Beograd

Kryeministri Edi Rama, do të shkojë nesër ne Beograd për të marrë pjesë në hapjen e Panairit të parë ndërkombëtar të verës, “Vizioni i verës” të Ballkanit të Hapur.
Në panair do të jenë të pranishëm edhe Presidenti i Republikës së Serbisë, Aleksandër Vuçiç dhe Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski.
Panairi që do të mbahet nga data 1 deri në 4 shtator ka në fokus promovimin e turizmit të Shqipërisë, Serbisë dhe Maqedonisë së Veriut.
Ky panair, i pari i këtij lloji në Ballkan, do të bëjë bashkë 333 ekspozues verërash nga rajoni dhe bota, dhe pritet të ketë rreth 30 milionë vizitorë.
Më 2 shtator sipas mediave maqedonase është planifikuar pjesa politike e Iniciativës nga Ballkani i Hapur, ndërsa në mbrëmje kryeministri Dimitar Kovaçevski do të organizojë mbrëmje maqedonase, gjegjësisht ngjarje kulturore me degustimin e verërave dhe ushqimeve të shijshme maqedonase, të shoqëruar me muzikën e virtuozit Vllatko Stefanovski.
-
NASA pritet të provojë sërish rrugëtimin drejt Hënës të shtunën
31 Gusht, 09:29 -
-
-
Po ndodh...
83 mandatet nuk janë imunitet për shokët dhe shoqet e Ramës
ide
"Dënim paraprak për Belinda Ballukun", përgjigje për Baton Haxhiun
Teatri që fsheh prapaskenën
Vija e kuqe e Berishës dhe vija e zezë e demokracisë në PD
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128




