Banorët e Durrësit të pakënaqur nga takimi me Ramën: Na u tha se nuk ka rishikim!

14 Shkurt 2026, 13:53 / POLITIKË ALFA PRESS

Banorët e Durrësit të pakënaqur nga takimi me Ramën: Na

Banorët e Durrësit, të prekur nga projekti TID, janë shprehur të zhgënjyer pas takimit mbi dy orë me Kryeministrin Edi Rama.

Një nga përfaqësuesit e tyre deklaroi se që në fillim të mbledhjes u është bërë e qartë se projekti do të zbatohet dhe se nuk ka alternativë tjetër përveç pranimit të tij. “Na u tha qartë që projekti do të bëhet. Ne kërkuam rishikim për gabimet që kemi konstatuar, por përgjigjja ishte e prerë: do prishet çdo gjë. Janë këtu vetëm për të na ofruar alternativa çmimesh dhe strehimi”, u shpreh ajo.

Sipas banorëve, gjatë diskutimit pati tension, sidomos kur u ngritën shqetësime për objekte me vlera arkitektonike dhe historike që, sipas tyre, nuk janë përfshirë saktë në dokumentacionin e shpronësimit.

Nga ana tjetër  Rama doli me një qëndrim të prerë, duke bërë të qartë se projekti do të vijojë dhe se prishje objektesh do të ketë.

Përfaqësuesja e shoqatës së banorëve të prekur nga projekti TID: Në fillim të mbledhjes na u tha e qartë që ju nuk keni alternativë vetëm se të pranoni se projekti do të bëhet. Ne u thamë se nuk jemi kundër projektit përderisa kemi konstatuar gabime, a nuk jeni për rishikim të projektit.

Na u tha se nuk ka rishikim, jemi këtu për tju dhënë opsione cmimesh strehimesh dhe objektesh ku mund tju strehojmë. Të treja ju mbajtën deri në fund. Gjatë bisedës të gjithë ishin të acaruar nga fakti se ishim duke folur në mënyrë të prerë, kur filluam ti dëshmojmë objekte që kanë vlerë historike, na thanë se do ti rishikojmë.

Kryesorja që duhet të bëjë kjo bashki dhe kjo administratë, duhet të anulojë të gjithë vendimet e IKMT në mënyrë urgjente, ose njerëzit do të jenë bashkë në cdo objekt që do të preket. Po su anuluan, asnjë fjalë që ata thanë sot ska vlerë.

35 janë në dorë të parë, ato të tjerët janë 100.

Po ndodh...