“Rama ik”/ Protestuan kundër projekti TID, shoqërohen disa qytetarë në Durrës

14 Shkurt 2026, 14:23 / POLITIKË ALFA PRESS

“Rama ik”/ Protestuan kundër projekti TID, shoqërohen disa

Disa persona janë shoqëruar nga Policia e Durrësit gjatë protestës së zhvilluar jashtë ambienteve të Bashkise Durrës, në momentin kur Kryeministri Edi Rama po largohej pas takimit me banorët e prekur nga projekti TID.

Qytetarët e pritën me thirrjet “Rama ik” dhe tentuan t’i afrohen automjetit të tij për të shprehur kundërshtimin ndaj projektit, i cili parashikon prishjen e një numri banesash në zonën pranë amfiteatrit. Në ndërhyrje për të krijuar kordon sigurie, efektivët shoqëruan disa protestues në komisariat.

Protesta erdhi pas takimit mbi dy orë mes Kryeministrit dhe përfaqësuesve të familjeve të prekura. Banorët deklaruan se projekti do të zbatohet pa rishikim dhe se atyre u janë paraqitur vetëm opsionet e kompensimit dhe strehimit.

Po ndodh...