U emërua si Kryeinspektor i Përgjithshëm/ Berisha mallkon Dash Sulën: Haram qumështi i nënës

14 Shkurt 2026, 15:31 / POLITIKË ALFA PRESS

U emërua si Kryeinspektor i Përgjithshëm/ Berisha mallkon Dash

Kreu i PD-së, Sali Berisha, gjatë bashkëbisedimit të tij me qytetarët në rrjetet sociale, ka sulmuar ashpër ish-deputetin e PD-së Dashnor Sula, pasi ky i fundit u emërua nga kryeministri Edi Rama si Kryeinspektor i Përgjithshëm.

Berisha lëshoi mallkime ndaj Sulës, teksa tha se e ka haram qumështin e nënës së tij dhe se ka zero karakter.

 “Sepse ka haram qumështin e nënës së tij. Sepse ka zero karakter. Dhe unë të falënderoj shumë dhe të përshëndes shumë përzemërsisht ju si qëndrestarë. Ne jemi në kushtet më të vështira”, tha ai.

Ndërsa për mungesën e Ramës në konferencën e Mynihut, kryedemokrati tha se kryeministri “nuk është i denjë për atë konferencë” dhe se i “mbeti në dorë Dashi”.

Mynihu është konferenca më e rëndësishme vjetore në botë që zhvillohet për sigurinë. Në Mynih diskutohen çështjet më madhore të sigurisë në Europë dhe në botë. Edi Rama nuk ishte i denjë për atë konferencë. E vërteta është se delegacionin e nisi, por vetë nuk shkoi sot, i mbeti Dashi në dorë. Dash Sulën e kam fjalën. Nuk shkoi sot. Dhe kjo ishte një mbështetje e madhe për qytetarët shqiptarë, për Shqipërinë”, deklaroi ai.

Po ndodh...