
Basha bën deklaratën e fortë: Në qeverisjen e PD bëhej korrupsion me naftën, u pasuruan një grusht njerëzish

Ish-kreu i PD-së, Lulzim Basha ka hedhur akuza të forta ditën e sotme ndaj qeverisje së Sali Berishës, para vititi 2013.
Gjatë një takimi me të rinj demokratë në Berat, Basha tha se për 10 vite ka denoncuar aferat e naftës në Shqipëri, por shtoi se kjo gjë nuk ka rritur kredibilitetin e qytetarëve te PD-ja, pasi siç u shpreh “ne nuk kemi folur për korrupsionin tonë me naftën”, që ka pasuruar një grusht njerëzish.
“Po vija nga rruga e Dumresë dhe kalova nga fushat naftëmbajtëse, aty ka puse shumë të vjetra të ndryshkura. U kujtova për premtimet që i janë bërë të gjithë qarkut të Beratit nga këta por edhe nga ne. Ka disa konstante, disa të vërteta që në nuk i kemi thënë. Unë vij nga një përvojë e veçantë, përpara një viti e ca muaj unë kam dhënë dorëheqjen, dhe kur hedh një hap pas ke mundësi t’i shohësh gjërat pak më ftohtë. Sepse nganjëherë të merr vala përpara dhe harron të shohësh të rëndësishmen. Ndërkohë që ngrinim gishtin dhe denonconim për 10 vite me radhë, me të drejtë aferat me naftën shqiptare, ne nuk flisnim për korrupsionin tonë me naftën. Para publike që duhet të vinin në Berat por nuk erdhën kurrë, u pasuruan një grusht njerëzish”, deklaroi Basha.

Ekzekutimi politik i Lul Bashës si kryeobjektivi i Mcgonigal
ide

Të vërtetat që nxori në pah rasti ‘McGonigal’


“Përfaqësuesi Rus në OKB na kujtoi sërish modelin Rus të Qeverisjes”
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128