Basha i kundërvihet sulmit të Ramës ndaj BKH-së: Janë trajnuar nga FBI për ti dhënë fund pandëshkueshmërisë

20 Shkurt 2024, 12:19 / POLITIKË ALFA PRESS

Basha i kundërvihet sulmit të Ramës ndaj BKH-së: Janë

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha i është kundërvënë sulmit të kryeministrit të vendit, Edi Rama ndaj Byrosë Kombëtare të Hetimit.

Ky i fundit gjatë një interviste me gazetaren Anila Basha është shprehur: 

Duke qenë një njeri që jetoj çdo ditë si mbi gjemba dhe nis ditën i pakënaqur me veten time e pastaj e ngrys i pakënaqur me tërë shtetin nuk kam sesi të mos jem i pakënaqur kur informohem për shfaqje të shëmtuara e krejt të panevojshme të hetuesve të BKH-sënë zyrat e shteti...

Dhe nisur nga kjo deklaratë e Ramës, Basha shkruan ndër të tjera:

Ata që duan të vazhdojnë ta mbajnë Shqipërinë në pasiguri, ata që duan të vazhdojnë të ujisin fidanët e shtatoreve të reja, ata që duan që pandëshkueshmëria të vazhdojë, mungesa e llogarisë të vazhdojë, mungesa e përgjegjësisë para shqiptarëve të vazhdojë dhe të justifikohet akoma me gërmadhat e të shkuarës, do na thonë, siç po na thonë se reforma në drejtësi nuk është perfekte, se s’mund t’i zihet besë, madje siç e dëgjuam dje besoj tëgjithë jeni çuditur nga vet kryeministri i vendit, që BKH-ja nuk po sillet mirë me organet e qeverisë.

Reagimi i Lulzim Bashës:

Pra, Byroja Kombëtare e Hetimit e krijuar për të hetuar korrupsionin qeveritar, e trajnuar nga Byroja Federale e Hetimit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, e financuar nga aleatët tanë, nuk po sillet mirë me qeveritarët, ky është shqetësimi i kryeministrit.

Shqetësimi ynë është tjetër, shqetësimi ynë është që SPAK-u, BKH-ja, GJKKO-ja të bëjnë punën për të cilën janë mandatuar, financuar, trajnuar dhe përkrahur dhe t’i shkojnë kësaj pune deri në fund.

Fundi i pandëshkueshmërisë është dita e parë e Shqipërisë Europiane. Ndaj, zotimi kryesor që mund të kemi si demokratë, si njerëz që jemi përkushtuar prej ditës së parë për t’u shkëputur njëherë e mirë politikisht, mendërisht, kulturalisht, ekonomikisht nga komunizmi dhe nga enverizmi, duhet të jetë barazia para ligjit.

Pa fundin e pandëshkueshmërisë, nuk mund të ketë barazi para ligjit. Dhe barazia para ligjit është minimum për t’u future në familjen europiane, zotim të cilin kjo parti lindi dhe vazhdon të ekzistojë edhe sot 33 vite më pas.